Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Shreveport në shtetin amerikan të Luizianës, ku një baba dyshohet se ka vrarë shtatë nga fëmijët e tij dhe një fëmijë tjetër në një sulm me armë zjarri, që policia e ka cilësuar si një “incident të natyrës familjare”.
Sipas raportimeve, viktimat ishin të moshave nga 1 deri në 14 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të së dielës, kur i dyshuari qëlloi mbi 10 persona para se të arratisej me një makinë të vjedhur, bëri të ditur zëdhënësi i policisë së Shreveport, Chris Bordelon, shkruan BBC, transmeton Klankosova.
Pas një ndjekjeje nga forcat e rendit, autori u qëllua për vdekje nga policia.
Dy gra të rritura, mes tyre edhe nëna e fëmijëve, ndodhen në gjendje kritike për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor intensiv.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie të rëndë, e cila ka tronditur komunitetin lokal dhe më gjerë.



Të tjera
Aktuale
Grekët i bëjnë jehonë rezolutës, kongresmenët kërkojnë edhe mbështetjen e Athinës për Kosovën në NATO
Tre kongresmenë amerikanë kanë iniciuar një
Aktuale
Kurti në shkrimin për 1 maj merret me opozitën
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Lajme
Deri më 12 maj duhet të dorëzohen listat e kandidatëve për deputetë në Kosovë
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka miratuar