Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për një aksion të gjerë policor të zhvilluar në disa qytete të Kosovës, në kuadër të luftës kundër kriminalitetit.
Sipas tij, përveç aksionit anti-drogë në Peja, Policia e Kosovës ka realizuar edhe një operacion tjetër të madh në dhjetëra lokacione në Mitrovica dhe Vushtrri, raporon IndeksOnline.
Aksioni kishte në shënjestër veprimtari të dyshimta që lidhen me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozin e paligjshëm.
Si rezultat, janë arrestuar 26 persona, ndërsa janë sekuestruar rreth 150 mijë euro.
Ministri Sveçla thotë se institucionet mbeten të përkushtuara për ruajtjen e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Kosovës.
“Të përkushtuar për rend dhe ligj. Kudo”, ka shkruar ai.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,