Deputetët e opozitës kanë djegur në oborrin përpara Parlamentit 4 manekinë me fotot e Kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij Olsi Rama, ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vëllait të këtij të fundit Geron Xhafaj.
Manekinët u vendosën përpara derës së Kuvendit.
Më pas u spërkatën me benzinë nga deputetët e opozitës duke iu vendosur zjarrin.
Ky ishte një demonstrim simbolik i opozitës për të shprehur revoltën dhe protestën e tyre.
03.10.2024 – 10:14
Përplasje jashtë Parlamentit, opozita nuk lejohet të hyjë në sallë

Në kushtet kur deputetët e opozitës kanë bllokuar dy dyert kryesore të Parlamentit për të mos lejuar ministrat dhe deputetët e mazhorancës të hyjnë brenda përsa kohë nuk lejohen dhe ata vetë, socialistët kanë përdorur një hile që revoltoi të djathtët.
Teksa opozitarët mbanin të bllokuara dyert, në oborrin e Kuvendit u fut makina e kryeparlamentares Elisa Spiropali e shoqëruar nga eskorta, siç e parashikon protokolli.
Deputetët e opozitës u mblodhën përreth makinës së Spiropalit për të mos e lejuar të dilte. Mirëpo, kryeparlamentarja nuk ndodhej aty.
Në situatën kur deputetët e opozitës përqëndruan vëmendjen tek makina e Spiropalit, një pjesë e deputetëve dhe ministrave të mazhorancës përdorën një derë të tretë sekrete të Parlamentit për t’u futur në sallë, duke kapur kështu në befasi kolegët e tyre të opozitës.
Këta të fundit e kuptuan skenarin. Ishte vetë deputeti i PD Flamur Noka, i cili po qëndronte pranë makinës së Spiropalit, kur tha se kjo e fundit nuk ishte brenda automjetit.



Të tjera
Lajme
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar
Aktuale
Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars
Në seancën e sotme, me 99
Aktuale
1 votë kundër rezolutës në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së ishte e deputetit të VV-së Fatos Geci
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën