Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Muzafer Shala ka komentuar Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin e ri shkollor 2021/22, por e ka cilësuar si të mangët, shkruan Gazeta Botapress.
Shala është shprehur në një postimi të tijin në Facebook se Nagavci pas reagimit të PDK’së ka filluar punën, por ka ende çështje esenciale të cilat nuk janë qartësuar.
Nëpërmjët këtij postimi Shala ka thënë se duhet të specifikohen masat higjenike që do të aplikohen në shkolla, teknologjia që do të përdoret dhe çfarë do të ndodh nëse mësuesi rezulton i infektuar.
Ky është postimi i tij i plotë:
PASKA FILLUAR PUNEN MINISTRJA ARBERIE NAGAVCI PAS REAGIMIT TONË
Pika e pare tashmë është e përfunduar edhe pse me vonesë.
1. Kur do të filloj mësimi dhe a do të filloj me mbajtjen e mësimit fizikisht në ambiente të shkollës, a do te mbahet Online apo do të këtë mësim të kombinuar (Fizik-Online)?
MINISTRE MË POSHTË I KENI EDHE DISA PYETJE TJERA QË NE I KEMI NGRITË:
2. Cilat masa higjienike do të aplikohen dhe kush i siguron?
3. Çfarë teknologjie do të përdoret?
4. Çka duhet të bëj mësuesi nëse rezulton i infektuar dhe kush do ta zëvendësoj?
5. A janë ne funksion ende task forcat në nivel shkolle të krijuara vitin e kaluar?
6. A do sigurohen pajisje tekniko-teknologjike për ndjekjen e mësimit?. /Botapress/