Deputetja e VV’së “sqarohet” për Bordin e Paqes: Nuk e ndryshojmë përmbajtjen e marrëveshjes, jemi pro ratifikimit

Ditë më parë, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, tha se Marrëveshja për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes s’mund të ndryshohet.

Lidhur me këtë çështje, sot në Kuvend është deklaruar deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu Hyseni.

Kjo e fundit tha se, ata s’kanë për qëllim të ndryshojnë përmbajtjen e marrëveshjes, por, ta ndryshojnë një ‘’paragraf të një neni në projektligj’’, për të cilin, shtoi deputetja, kanë ‘’konsideruar se ka nevojë të ketë ndërhyrje’’.

“Ne bashkarisht jemi dakorduar për të krijuar një grup punues, jo për të ndryshuar përmbajtjen e marrëveshjes ndërkombëtare, sepse besoj jemi të vetëdijshëm që një gjë të tillë si deputetë nuk mund ta bëjmë. Por për të ndryshuar një paragraf të një neni në projekt ligj, për të cilin kemi konsideruar se ka nevojë të ketë ndërhyrje. Jemi për ratifikimin e kësaj marrëveshje ndërkombëtare, por dakordimi ka qenë i përbashkët të krijojmë një grup punues. Po flasim për Bordin e Paqes, për një dokument i cili pritet të ratifikohet nga shtetet anëtare, e që mesa unë e di vetëm Shqipëria e ka ratifikuar.’’, ka thënë ajo mes tjerash.

Të tjera

Aktuale

Sveçla e publikon emrin e serbit të arrestuar në Merdare

Më herët, Prokuroria Speciale njoftoi se

Aktuale

Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë në Kushtetuese

Asnjëri kandidat për gjyqtarë në Kushtetuese,