Dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë të ndodhur të premten në Rrugën e Kombit.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në segmentin Rrëshen–Milot, ku automjeti i drejtuar nga shtetasi N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin tjetër të drejtuar nga shtetasi D. P., 30 vjeç.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit automjet, shtetasi Nikoll Prenga, si dhe pasagjeri shtetasi Franush Palaj, rreth 57 vjeç, babai i shtetasit D. P.
Po ashtu, i lënduar ka mbetur drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., së bashku me katër pasagjerë të tjerë. Të gjithë të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin trajtim mjekësor.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.



Të tjera
Lajme
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tragjikisht në Malishevë
Sot janë varrosur babai dhe dy
Kosova Lajme
Deputetja e VV’së “sqarohet” për Bordin e Paqes: Nuk e ndryshojmë përmbajtjen e marrëveshjes, jemi pro ratifikimit
Ditë më parë, profesori i së
Aktuale
Hoxha: Çdo cenim i sigurisë së Kosovës përbën cenim të sigurisë së Shqipërisë
“Çdo cenim i sigurisë së Kosovës