Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Evropianit të xhudos.
Xhudistja kosovare po tregohet e pandalshme në këtë kompeticion prestigjioz, shkruan “Gazeta Express”
Në gjysmëfinale, garuesja pejane e mposhti italianen Odette Giuffrida me “Yuko” në “Golden Score”.
Paraprakisht, kampionia olimpike e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e mposhti çeken Tereza Bodnarova.
E në çerekfinale, “Disi” e mundi polaken Aleksandra Kaleta, shkruan “Gazeta Express”.
Me këtë rast, Krasniqi e siguroi medaljen e argjendtë, por në finale do ta kërkojë të artën.
Në finale, ajo do të përballet me francezen Amandine Buchard.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,