Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani, rasti i të cilit ka nxitur reagime të shumta në opinion publik, është liruar nga trajtimi në QKUK.
Lajmi e ka konfimruar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, e cila bëri të ditur se gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile.
“Në përgjigje të pyetjeve të parashtruara, bazuar në të dhënat zyrtare nga Klinika e Pediatrisë, ju njoftojmë se gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile. Fëmija është liruar nga Klinika e Pediatrisë gjatë ditës së djeshme”, thuhet në përgjigjen e saj.
Së fundmi Ministri për Punë dhe Familje, Andin Hoti, ka pranuar raportin final për trajtimin e rastit të familjes së pesëvjeçarit nga Janjeva e Lipjanit nga ana e Qendrës për Punë Sociale.



Të tjera
Aktuale
Pamje nga vendi ku ndodhi tragjedia e trefishtë në Malishevë
Një zjarr në ndërtesë kolektive në
Aktuale
Vdiqën dy fëmijë e babai nga shpërthimi i një bombole gazi në Malishevë
Kanë vdekur dy fëmijë e babai
Aktuale
Çka thuhet në dosjen e fundit të mbrojtjes së Jakup Krasniqit?
Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së ka