Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka mohuar raportimet për një marrëveshje ndërmjet kësaj partie dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i cilësuar ato si të pavërteta.
Për Klan Kosova, Lushaku-Sadriu theksoi se nuk ka asnjë marrëveshje apo diskutim të tillë rreth presidentit, dhe këto pretendime nuk kanë asnjë bazë, njofton Klankosova.tv.
“LDK mbetet konsistente në qëndrimet e saj dhe e fokusuar në interesin shtetëror dhe stabilitetin institucional”, tha Lushaku-Sadriu.
Për presidentin, deputetja tha se LDK-ja do të veprojë në përputhje me parimet e saj të deritanishme, duke u udhëhequr nga kushtetutshmëria, stabiliteti institucional dhe interesi i qytetarëve të vendit./Klankosova.tv



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,