Aksident i rëndë në Leskoc të Klinës – Raportohet për të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Leskoc, ku një traktor është rrokullisur në rrethana ende të paqarta.

Sipas informacioneve të para të siguruara nga Klina.info dyshohet se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shoferi i mjetit, i identifikuar me inicialet Gj.D., 57 vjeç.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse, të cilat po hetojnë shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.

Ende nuk janë dhënë detaje të tjera zyrtare, ndërsa rasti mbetet në hetim.

Të tjera