Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Siboc të Podujevës, ku janë përfshirë dy automjete.Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar pesë persona. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Sibovc të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, është shprehur Ahmeti./Botapress/