Ndërsa çmimet e naftës kanë rënë nga mbi 100 dollarë për fuçi, kostoja e naftës së papërpunuar është ende 36% më e shtrenjtë se sa ishte para se të fillonte lufta me Iranin më 28 shkurt – dhe mund të përkeqësohet, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).
Drejtori ekzekutiv i IEA, Fatih Birol, sugjeron se çmimet aktuale nuk pasqyrojnë ashpërsinë e asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme, raporton CNN.
“Prilli mund të jetë edhe më i keq se marsi, sepse gjatë muajit mars ne kemi marrë tashmë ngarkesa që janë nisur shumë përpara se të fillonte kriza… dhe gjatë muajit prill, asgjë nuk po ngarkohet,” thotë ai.
“Sa më gjatë të zgjasë ndërprerja, aq më i rëndë bëhet problemi.”
Muajin e kaluar, të 32 anëtarët e IEA ranë dakord të lirojnë 400 milionë fuçi nga rezervat e tyre të naftës për të lehtësuar kufizimet e furnizimit dhe Birol sinjalizoi se agjencia do të ishte e gatshme të vepronte përsëri.
“400 milionë fuçi janë vetëm 20% e burimeve tona,” thotë ai. “Ne ende kemi 80% në rezervë. Po e vlerësojmë vendimin. Nëse dhe kur vendosim se është momenti, jemi gati të veprojmë dhe të veprojmë menjëherë”, shtoi ai.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në