Profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mosheqjen e akcizës dhe TVSH-së për derivatet e naftës, duke e cilësuar atë si përgjegjës kryesor për rritjen e inflacionit në vend.
Misini ka thënë se vendimi për të mos hequr këto taksa po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kostos së jetesës për qytetarët.
Sipas tij, është e pakuptimtë që vendet më të zhvilluara, të cilat kanë standard më të lartë jetese, kanë ndërmarrë masa për uljen e akcizës, ndërsa Kosova, si një nga vendet më të varfra në Evropë, nuk ka ndjekur të njëjtën praktikë.
“Fajtori kyç dhe përgjegjës për mosheqjen e akcizës është kryeministri i Kosovës. Inflacioni që po ndodh lidhet me këtë vendim, sepse nuk ka logjikë që shtetet më të zhvilluara të botës, të cilat kanë standard shumë më të lartë se ne, e kanë hequr akcizën dhe TVSH-në, ndërsa Kosova jo, edhe pse është ndër vendet më të varfra në Evropë”, është shprehur Misini.
Ai ka shtuar se, sipas vlerësimit të tij, qëllimi i qeverisë është rritja e të hyrave buxhetore, pa marrë parasysh ndikimin që kjo ka në jetën e përditshme të qytetarëve./teve1



Të tjera
Aktuale
Arrestohet një ish – polic i nacionalitet serb në Leposaviq, dyshohet për krime lufte
Një pjesëtar i nacionalitet serb është
Aktuale
Afati drejt fundit, avokati: Nëse Presidenti nuk zgjidhet para 29 prillit, vendi shkon automatikisht në zgjedhje
Gjykata Kushtetuese e rrëzoi dekretin e
Aktuale
Joseph: Kurti të heqë dorë nga populizmi përçarës dhe të përfitojë nga dobësimi i Vuçiqit
Humbja e Viktor Orbanit në zgjedhjet në