Reperi dhe kontautori i njohur Genc Prelvukaj ka evokuar një detaj të panjour të tij të ndodhur këtu e 15 vjet më parë.
Prelvukaj që njihet si zyrtarë dhe përkrahës i PDK-së, më 21 Janar të vitit 2006, në ditën e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, ka dalë nga selia e PDK-së dhe ka ndezur dy qirinj në shenj nderimi, bashkë me qindra e mijëra qytetarë që atë natë u mblodhën para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, shkruan Botapress.
Prelvukaj tregon arsyen pse ndezi qirinj për Presidentin Rugova:
Në datën e vdekjës së Ibrahim Rugovës, unë isha gjithë ditën në seli të Partisë Demokratike të Kosovës. Kur u errësua dola përballë, tek teatri dhe ndeza dy qirinj.
Një njeri, me të cilin njihesha pak, filloi me këto fjalë “kâm menu’ që je kundër tij”. I thashë : Nuk ka lidhje, ka vdekur kryetari i shtetit”
Arsyeja që e mora këtë shembull është kjo: ne mund të mos pajtohemi me shumë individë, me shumë parti, mund të dëshpërohemi me ujë, rrugë, paga, ndërtime, apo edhe si ai zotëriu nga jashtë me trafikun dhe pritjet në kufi, por shtetin nuk duhet ta fyejmë kurrë.