Partitë politike në Kosovë po vazhdojnë që në listat e tyre për asamble të kenë njerëz që kanë telashe të mëdha me shkrimin në gjuhën shqipe.
Edhe kandidati për asamblist në komunën e Shtimes nga Lista Guxo dhe Vetëvendosje, Hakif Dugolli, si duket e ka një telashe të tillë.
Ai në një postim që ka bërë në rrjetin social Facebook, ku edhe ka njoftuar për kandidimin e tij, ka bërë dhjetëra gabime në pak rreshta.
Megjithatë, pas reagimeve të shumta, shkrimi i tij në Facebook është edituar.