Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur në Ferizaj. Rastin në polici e ka lajmëruar djali i viktimës.
Ai i tha policisë se prindi i tij është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
“Ferizaj 14.08.2021-17:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se prindi i tij mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.