Një avion i forcave amerikane C-17 Globemaster III evakuoi nga Kabuli rreth 640 afganë. Lajmi u bë i ditur nga zyrtarët e mbrojtjes amerikane dhe më së mirë e tregojnë pamjet e marra nga Defense One.
Ai besohet të jetë numri më i madh i njerëzve që ka mbajtur ndonjëherë në bordin e tij një C-17, një aeroplan masiv i ngarkesave ushtarake që është operuar nga SHBA dhe aleatët e tij për gati tre dekada
“C-17, duke përdorur shenjën e thirrjes Reach 871, nuk kishte ndërmend të merrte një ngarkesë kaq të madhe, por afganët në panik, të cilët ishin lejuar të evakuoheshin u futën në pjesën e pasme gjysmë të hapur të C-17”, tha një zyrtar i mbrojtjes, raportojnë mediet e huaja.
Në vend që të përpiqej t’i largonte ata refugjatë nga avioni, “ekuipazhi mori vendimin për të vazhduar fluturimin”, tha një zyrtar i mbrojtjes për Defense One