Qeveria Kurti është drejt fundit të mandatit të saj të rregullt.
E, për këtë mandat të plotë të kësaj qeverie, Kosova nuk ka marrë asnjë njohje e nuk ka pasur as anëtarësime në organizata ndërkombëtare.
Për këto qeveria po kritikohet nga opozita, derisa nga LDK e quajnë të dështuar politikën e jashtme.
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë se Qeveria s’ka bërë asnjë hap konkret për njohje as anëtarësime në organizata ndërkombëtare.
“Kjo qeveri nuk ka bërë asnjë hap konkret për njohje, as anëtarësim në BE dhe as anëtarësime në organizata të Kosovës madje për shkak të qasjes së gabuar kemi humbur mundësinë për anëtarësim në KiE”, vlerëson ajo.
Krasniqi thekson se përpos që s’ka sjellë njohje e anëtarësime, kjo qeveri i ka sjellë Kosovës dëme duke e futur nën masa nga BE-ja.
“Politika e jashtme është e dështuar sepse përveç që nuk kanë sjellë asnjë njohje kanë sjellë masa nga vendet e BE-së që kanë shkaktuar dëme që janë shumë vështirë të riparueshme dhe e sjellin Kosovën para një situate shumë të rënduar në arenën ndërkombëtare”, potencon ajo.
Ajo shton se qeveria do të largohet me 9 shkurt dhe do të jetë LDK që do t’i prijë proceseve integruese për vendin.
“9 shkurti do të jetë dita kur këta dështak dhe mashtrues do të largohen nga qeveria dhe do të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës ajo që do t’i prijë proceseve integruese për Republikën e Kosovës”, deklaron deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,