Një zëdhënës i talibanëve i tha BBC se grupi militant po punon për të formuar një qeveri të re në Afganistan.Grupi ka urdhëruar edhe një herë luftëtarët e tij që të lënë civilët afganë vetëm, pasi kërkon të paraqesë një fytyrë të moderuar para popullsisë vendase.
Më vete, një anëtar i ekipit negociator të talebanëve në Katar i tha BBC mbrëmë “nuk do të ketë hakmarrje” ndaj popullit të Afganistanit.
“Ne i sigurojmë njerëzit në Afganistan, veçanërisht në qytetin e Kabulit, se pronat e tyre, jeta e tyre është e sigurt – nuk do të ketë hakmarrje ndaj askujt”, tha Suhail Shaheen për Yalda Hakim të BBC-së, trasmeton Klankosova.tv.
Shumë afganë kanë frikë nga një kthim brutal në regjimin e viteve 1990, i cili u karakterizua nga ekzekutime publike, goditje me gurë dhe vajza që ndaloheshin nga shkolla. VIDEO