Botapress 16 Gusht – Një person, shtetas i huaj, është arrestuar dje në aeroportin e Prishtinës, pasi i janë gjetur dy elektroshok në valixhe.
Policia bën të ditur se i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari, 15.08.2021 – 11:30. Në aeroport në shkuarje gjatë kontrollës së një valixheje pronë e të dyshuarit mashkull shtetas i huaj janë gjetur dhe konfiskuar dy elektroshok. Është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.