Çka thuhet në raportin e policisë për rrahjen në të cilën dyshohet se u përfshi Buta?

Reperi i njohur kosovar, Buta, dyshohet se është përfshirë në një përleshje fizike e cila është shoqëruar edhe me të shtëna me armë zjarri në Ferizaj.

Sipas policisë, në vendin  e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 13 copë fishekë dhe dy gëzhoja.

Njoftimi i plotë i PK-së:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM, & ARMËMBAJTJE PA LEJE & LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj / 11.04.2026 – 20:15. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale janë  përleshur –rrahur mes veti dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe është shkrepur edhe arma e zjarrit por pa pasoja. Në vendin  e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 13 copë fishekë dhe dy gëzhoja. Dy të dyshuarit janë arrestuar (njëri prej tyre ka pranuar tretman mjekësor) dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.

Të tjera

Aktuale

Sveçla e publikon emrin e serbit të arrestuar në Merdare

Më herët, Prokuroria Speciale njoftoi se

Aktuale

Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë në Kushtetuese

Asnjëri kandidat për gjyqtarë në Kushtetuese,