Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se në bisedimet për Presidentin nuk kanë propozuar ndonjë emër e as nuk i është kërkuar një i tillë.
Abdixhiku tha se fokusin aktualisht e ka në “bashkimin e së djathtës” brenda partisë së tij.
“Dhe në këtë fazë jam shumë i interesuar, më tepër se gjithçka tjetër sidomos kur bëhet fjalë për mua, jo i dhënë pas pozitave, por shumë i interesuar të bëj bashkimin e djathtë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky është misioni primar sot”, iu tha sot gazetarëve Abdixhiku.
Më pas për emra të përveçëm për president, Abdixhiku veçoi ish-presidenten Vjosa Osmanin.
“Presidenti duhet të jetë një figurë unifikuese që e bën mirë politikën e jashtme dhe i hap dyert në tavolinat kryesore botërore, besoj që Vjosa Osmani ka qenë një kandidate e shkëlqyeshme për këtë”.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,