A e këshillon PDK për të bërë koalicion me VV’në? flet Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së fundi ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur gjermane, FAZ.

Gjatë intervistës, ish-presidenti është pyetur nëse ai do e këshillonte Partinë Demokratike të Kosovës, për të bërë koalicion me Vetëvendosjes, si mënyrë për të kapërcyer krizën politike në vend.

Për këtë, Thaçi ka theksuar fillimisht se ai është duke kaluar në proces ligjor, porse, interesat e qytetarëve duhet vendoset mbi ato partiake, përcjell Gazeta Express.

‘’Prioriteti im është procesi ligjor që po kaloj aktualisht. Megjithatë, mund të them se në Kosovë gjithmonë duhet të vendosen interesat e qytetarëve mbi ato partiake’’, ka thënë ai për FAZ.

Të tjera

Aktuale

Daut Haradinaj: Sigurimi shëndetësor i domosdoshëm

Në seancën e Kuvendit të Kosovës,

Lajme

Bajrami kritikon Qeverinë: Po e ushqeni inflacionin dhe po i blini votat

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete