Mishengeni Ballkani i ishte pikënisja e prishjes së raporteve ndërmjet liderëve të Kosovës me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Edhe pse në fund të muajit qershor Mishengeni e ndërroi emrin në “Ballkani i Hapur”, as kjo nuk e bindi elitën politike në Kosovë të t`i ndryshojë qëndrimet.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe liderët e partive politike në vend, vazhdimisht po e kundërshtojnë këtë iniciativë bashkëpunuese rajonale.Vetëm gjatë kësaj jave, kryeministri Rama radhazi ka sulmuar liderët e Kosovës rreth çështjes së “Ballkanit të hapur.
Ai këtë e ka bërë përmes reagimeve në rrjetet e tij sociale.
“Ballkani i Hapur është jo vetëm rruga e të ardhmes për prosperitetin e kombit shqiptar, si komb europian që përkatësinë e vet e ka në Europën e Bashkuar, por është edhe një mundësi e re dhe e madhe më shumë, në rrugën drejt njohjes së Kosovës nga Serbia; sa për një nga shumë shembuj të dobisë së madhe të Ballkanit të Hapur, kush nuk do që ta kuptojë pse Ballkani i Hapur e heq më në fund kufirin mes Shqipërisë e Kosovës, le të më thotë pse nuk e kanë hequr dot deri më sot ata që e kanë premtuar me bujë dhe pse nuk e heq dot pa Ballkanin e Hapur atë kufi, asnjë prej atyre të cilëve “nuk u han luli” për aleatët e pazëvendësueshëm strategjikë të Kosovës e të Shqipërisë bashkë, që e mbështesin plotësisht nismën Open Balkan.
Dhe së fundi, kush në Kosovë mendon se duke më sharë e mallkuar mua e bën Kosovën më të fortë në luftën diplomatike për njohjen nga Serbia, pushka top le t’i bëhet, e ka të gjithë bekimin tim të nxjerrë krejt gjuhën jashtë. Por ama askush në Kosovë a në Shqipëri qoftë, të mos presë assesi që unë dhe shumica e re qeverisëse e Shqipërisë, të heqim dorë nga lufta diplomatike për paqe e prosperitet ekonomik e social në Ballkanin e Hapur – përfshirë edhe njohjen e Kosovës nga Serbia. E cila bëhet me mend, krah për krah me aleatët e pazëvendësueshëm strategjikë të Shqipërisë e të Kosovës, e jo me “lulin” e kinse patriotizmit digjital”, ka shkruar Rama në njërin nga postimit e tij në rrjetet sociale.
Kurse, njohësit të çështjeve politike, i kanë komentuar këto veprime të Ramës. “Ego e sëmurë e zotit Rama”
Njohësi i çështjeve politike, Hidajet Ahmeti, në një prononcim ka deklaruar se me çfarë ka të bëjë dominimi i Ramës në Ballkan. “Ego e sëmurë e zotit Rama për të dominuar në Ballkan si lider ka të bëjë me personalitetin e tij”, ka vlerësuar ai.
Ai ka treguar se për çfarë i konvenon Serbisë “Ballkani i hapur” dhe për çfarë është i vetëdijshëm këtij të fundit. “Projekti i ashtuquajtur “Ballkani i hapur” në esencë është diçka që më së shumti i konvenon Serbisë e jo shteteve tjera, pasi janë të vetëdijshëm për fuqinë ekonomike dhe politike të Serbisë”, ka thënë ai.
Sipas Ahmetit, kryeministri shqiptar duhet të jetë më racional në konceptin e politikes se jashtme.
“Kryeministri i Shqipërisë duhet të jetë më racional në konceptin e politikës së jashtme, pasi rrugëtimi i shtetit shqiptar pa Kosovës është zbrazet dhe i vështirë për të arritur fuqizimin në politiken e jashtme”, ka cilërsuar ai.
Më tej, Ahmeti ka treguar se çfarë mesazhi japin veprimet e kryeministrit Rama karshi liderëve të Kosovës.“Të gjitha veprimet e zotit Rama na japin një mesazh të qartë për tendencën e dominimit dhe injorimit të zyrtareve të lartë të shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Ahmeti .
Bytyçi: Rama është kundër Kosovës
Në anën tjetër, opinionisti Adem Bytyçi, një bashkëbisedim ka thënë se Rama është kundër interesave të Kosovës. “Përderisa Open Ballkan është kundër interesave të Kosovës e në favor të interesave të shtetit serb, nuk ka si mos të jetë kundër interesave të Kosovës edhe vetë Edi Rama, Kryeministri aktual i Shqipërisë, vëllai i Presidentit aktual të Serbisë Aleksandër Vuqiqit, bashkëpunëtorit të Millosheviqit”, ka thënë ai.
Po ashtu, Ademi ka shtuar se niveli i lartë i injorancës të jep të drejtën për të kuptuar se Rama është kundër Kosovës.
“Edhe sikur nuk do ta kishte ndërmend Edi Rama, të ishte kundër Kosovës, sjelljet e tij të papërgjegjshme dhe niveli i lartë i injorancës të jep të drejtën për të kuptuar se Edi Rama, Kryeministri aktual i Shqipërisë është kundër Kosovës”., ka theksuar ai.
Sipas tij, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nuk kanë rëndësi për Bashkimin Evropian.“Gjermania dhe BE-ja, nuk kanë si mos ta “përkrahin “një budallki të tri shteteve, të cilat nuk e kanë as një rëndësi sa i përket BE-së”, ka vlërësua ai.
Gjithashtu, Ademi ka shtuar se BE-ja po tallet me Ramën, sa i përket çështjes së “Ballkanit të Hapur” “BE- ja më shumë tallet se sa e ka seriozisht me Edi Ramen, i cili edhe kur flenë e akuzon BE-në, pse nuk e ka pranuar Shqipërinë në Bashkimin Europian”, ka theksuar ai.
Më tej, ai ka treguar se çfarë për çfarë çështje nuk ia vlen të diskutohet sa i përket Ramës dhe Vuçiçit.
“Tani, është shkruar dhe falur shumë për miqësinë e Edi Rames me Vuqiçin e Serbisë, tanimë nuk ia vlen të diskutohet edhe më shumë për formulat e miqësisë të Kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Ramës me Presidentin aktual Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe qëndrimin e Edi Ramës ndaj Kosovës, unë mendoj se kësaj teme i ka ardhur fundi”, ka përfunduar Ademi ./Botapress/