Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins, ka folur për hapjen e urës mbi lumin Ibër dhe për çështje të tjera të sigurisë. Ai për hapjen e urës ka thënë se çështja tashmë është se cila është më e rëndësishme: hapja e urës apo marrëdhënia me amerikanët dhe evropianët.
Ai tha se amerikanët dhe evropianët gjithmonë flasin për koordinim, ndërsa autoriteti sovran në Kosovë mundet që: ose të ofrojë këtë koordinim ose të mos e ofrojë.
“Çështja tashmë është se cila është më e rëndësishme: hapja e urës apo marrëdhënia me amerikanët dhe evropianët”, deklaroi Serwer në ‘Lajmet e fundit’.
Serwer tha se në këtë situatë Kosova ka nevojë që të përmirësojë marrëdhëniet me amerikanët dhe evropianët.
uk di se çfarë është më e rëndësishme se kjo, ka disa ura të hapura tashmë dhe gjithsesi i përket autoriteteve në Prishtinë ta bëjnë këtë por përmirësimi i marrëdhënieve me amerikanët dhe evropianët është gjë shumë e rëndësishme për Kosovën”, tha Serwer.
Ai shtoi se autoritetet në Kosovë kanë të drejtë të marrin vendim për çështje të tilla, por ky vendim sipas tij, i posaçëm duhet të peshohet me opsionet tjera dhe dobitë që i sjellë.
“Nuk është çështja për të drejtën, të duhurën dhe të paduhurën, por është përgjegjësi e autoriteteve në Prishtinë që t’i peshojnë ato, kostot dhe dobitë”, tha Serwer.
Serwer tha se nuk është çështje me rëndësi hapja e urës mbi Ibër, por, sipas tij, është marrëdhënia me SHBA-në.



Të tjera
Lajme
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar
Aktuale
Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars
Në seancën e sotme, me 99
Aktuale
1 votë kundër rezolutës në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së ishte e deputetit të VV-së Fatos Geci
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën