Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Petrit Zogaj, ka shkruar për punën e debatit të nxitur në Kosovë si pasojë e ftesës që Bashkia e Korçës ia ka bërë këngëtarit serb, Goran Bregovic, për të marrë pjesë në festën e birrës në Shqipëri.
Zogaj ka thënë se është hipokrizi që në Kosovë të dominojnë produktet e Serbisë, duke përmendur këtu edhe heqjen e taksës për tullat nga Serbia, e në ndërkohë të debatohet aq shumë për një këngëtar nga Serbia.
“Ndoshta eshte pak, ama vetem pak hipokrizi qe ne Kosove me dominu prodhimet e Serbise, (sefundmi Kosova i hoqi taksen per bllokat nga Serbia) dhe mos me na pengu kjo, nderkohe qe, na pengon aq shume koncerti i nje kengtari serb ne Shqiperi? Apo, ndoshta kjo s’eshte hipokrizi, se ne fakt nuk mundesh me qene hipokrit edhe me e pranu hipokrizin”, ka shkruar Zogaj.