Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se mbrëmë ka qenë në Viti, në kremtimin e Vigjilia e Festës së të Ngriturit të Zojës në Qiell.
Abdixhiku ka uruar të gjithë katolikët.
“Mbrëmë, me Sokolin, Antonin e Visarin, isha në Letnicë të Vitisë. Aty, nga mijëra qytetarë tanë, po kremtohej Vigjilia e Festës së të Ngriturit e Zojës në Qiell. Urova besimtarët katolik, pelegrinazhë nga e gjithë Kosova, por edhe jashtë saj, për këtë festë, siç urova dhe famullitarin Don Marjanin.”- ka thënë ai.
Abdixhiku ka thënë se Letnica mbrëmë ishte model se si populli i Kosovës e ka gjetur rrugën e vet të bashkëjetesës së të ndryshmeve si pasuri e virtyt.
Ai ka shtuar se toleranca është vlerë ndërshekullore.
“Letnica mbrëmë ishte frymëzim e model se si populli i Kosovës e ka gjetur rrugën e vet të bashkëjetesës së të ndryshmeve si pasuri e virtyt, larg duhmës së ndarjes e propagandës. Bashkëjetesa jonë, në vetvete, është pasuri kombëtare. Toleranca jonë është vlerë ndërshekullore. Kultivimi i dyjave është detyrim jo vetëm human por edhe patriotik.”
“Ju uroj të gjithë besimtarëve festë të bekuar dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë festim të këndshëm. Gjersa falënderoj Ipeshkvin Dodë Gjergji për fjalët e thëna e pritjen e ngrohtë ndaj nesh.”



Të tjera
Lajme
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar
Aktuale
Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars
Në seancën e sotme, me 99
Aktuale
1 votë kundër rezolutës në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së ishte e deputetit të VV-së Fatos Geci
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën