Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një moment që sjell qartësi të nevojshme për situatën aktuale institucionale në vend.
Sipas Abdixhikut, LDK e respekton plotësisht aktgjykimin dhe e konsideron atë si udhërrëfyes për hapat e ardhshëm politikë. Ai theksoi se vendimi nuk krijon epërsi për asnjë palë, por rikthen procesin në Kuvend, duke u dhënë deputetëve një afat të ri për zgjedhjen e Presidentit.
Abdixhiku nënvizoi se përgjegjësia kryesore në këtë fazë i takon shumicës parlamentare, e cila, sipas tij, ka pasur kohë të mjaftueshme për të përmbyllur procesin dhe duhet të ofrojë zgjidhje konkrete.
“Pa votat e shumicës, ky proces nuk mund të përmbyllet”, thuhet në reagim.
LDK vlerëson se çështje të tilla duhet të zgjidhen përmes marrëveshjes politike dhe jo imponimit, duke insistuar që Presidenti i ardhshëm të jetë figurë unifikuese dhe jo përfaqësues i njëanshëm i shumicës.
Po ashtu, Abdixhiku ka mbrojtur veprimet e Presidentes, duke thënë se ato kanë qenë në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues dhe shmangies së një vakumi institucional. Ai shtoi se aktgjykimi i Kushtetueses nuk ka konstatuar shkelje dhe ofron interpretimin përfundimtar që duhet të respektohet nga të gjithë
LDK është shprehur e gatshme të kontribuojë në një zgjidhje të përbashkët politike, por ka paralajmëruar se nuk do të bëhet “alibi e dështimeve të askujt”.
Në fund, Abdixhiku ka theksuar se, nëse nuk arrihet marrëveshje brenda 34 ditëve, LDK do të hyjë e përgatitur në zgjedhje të reja, me synimin për të ofruar alternativa të reja për qytetarët.



Të tjera
Aktuale
Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit
Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në
Aktuale
Vjen reagimi nga Osmani lidhur me dekretin e Gjykatës Kushtetuese
Presidenca e Kosovës ka reaguar në
Lajme
Drejtori i Shell: Evropa mund të përballet me mungesë karburanti deri në prill
Drejtori ekzekutiv i Shell, Wael Sawan