Sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, deputetja e PDK’së Ganimete Musliu gjatë fjalimit të saj ka ngritur alarmin se në veri të Mitrovicës vepron një grup kriminal serb.
Deputetja Musliu ka pyetur ministrin Sveçla , se çfarë ka bërë për shpërbërjen e këtij grupi kriminal të quajtur “Mjekrroshat”.
Gjatë parashtrimit të pyetjes, deputetja ka thënë se ky grup ka hyrë ilegalisht në teritorin e Kosovës, dhe udhëhiqet nga kriminel Radojçiq.