Është ndarë nga jeta Sevdije Gashi, një grua e njohur për përkushtimin e saj familjar dhe kontributin institucional si sekretare juridike në gjykatat e Kosovës.
Ajo ka shërbyer për vite me radhë në Gjykatën në Klinë në Prishtinë, duke lënë pas një rrugëtim të respektuar profesional dhe njerëzor.
Familjarët kanë bërë të ditur se varrimi i së ndjerës do të bëhet nesër, e diel, më 22 mars 2026, në ora 12:00, në fshatin Kijevë.
Në njoftimin mortor, fëmijët e saj, Ujana, Komani dhe Drini, e kanë përshkruar si një nënë të përkushtuar, shtyllë të familjes dhe mbështetje të palodhur, e cila gjatë gjithë jetës ka promovuar vlera të larta njerëzore, dashuri për familjen dhe kontribut për shoqërinë.
Ata kanë theksuar se ajo ka qenë gjithmonë pranë familjes, duke edukuar me urtësi dhe duke lënë pas një trashëgimi të fortë morale.
“U prehsh në paqe, Nënë e dashur. Kujtimi yt do të jetojë përherë në zemrat tona”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e familjes.



Të tjera
Lajme
Pas sulmit në Teheran, Irani nis raketa drejt Izraelit
Irani ka nisur disa raketa në
Aktuale
Orav: Kapitulli i masave ka përfunduar
Shefi në largim i Zyrës së
Aktuale
Ngushtica e Hormuzit – përveç naftës, ajo ka rëndësi jetike për disa shtete edhe për furnizimin me ushqim
Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët