Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas ngjarjes tragjike në Pogradec ku humbi jetën një 42-vjeçar, ndërsa i bëri thirrje medies që “t’i referohet dokumentave të operacionit të policisë si edhe të shërbimit të urgjencës, për të luftuar dizinformimin dhe keqinformimin e qëllimshëm të publikut, duke luajtur me një vdekje tragjike për lloj-lloj motivesh të dobëta politike, mediatike apo edhe thjesht jonjerëzore”.
“Sot Policia e Shtetit dhe Urgjenca Kombëtare dhanë publikisht provat që hedhin poshtë agresionin e neveritshëm ndaj tyre lidhur me ngjarjen tragjike të Pogradecit, ku policia u akuzua pa asnjë bazë sikur tentoi të fshihte ngjarjen, ndërsa urgjenca sikur u vonua tejmase në dhënien e ndihmës për viktimën”, u shpreh Rama, në një reagim në rrjetet sociale.
Kryeministri theksoi se “në fakt të gjitha provat tregojnë e dokumentuara, qoftë të operacionit policor e qoftë të sistemit elektronik të Urgjencës Kombëtare tregojnë, se Policia e arrestoi në kohë rekord autorin për ‘Vrasje me dashje’ dhe Urgjenca iu përgjigj në 7 minuta thirrjes për ndihmë”.
“’Vrasja nga pakujdesia’ e ngritur si akuzë nga Prokuroria, e cila tingëllon e pakuptueshme për këdo që është njohur me dinamikën e kësaj ngjarjeje tragjike, nuk ka asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me punonjësit e urgjencës, të cilët e kanë kryer detyrën me profesionalizëm dhe integritet të plotë ligjor e moral”, shtoi ai.
Sipas kryeministrit, “ky është edhe konkluzioni i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, e cila është angazhuar nga Ministria e Brendshme, menjëherë pas daljes së pretendimeve apo fabrikimeve mbi rrjedhën e ngjarjes, duke kryer kontrollin e të gjitha hapave të operacionit për kapjen e autorit të vrasjes”.
“Duke mos komentuar qëndrimin e organeve të drejtësisë, por duke mirëkuptuar plotësisht indinjatën e kujtdo që ndjehet i skandalizuar nga akuza e ngritur nga Prokuroria, bashkohem me thirrjen e Policisë së Shtetit për të gjitha burimet e përgjegjshme të informimit, që t’i referohen dokumentave të operacionit të policisë si edhe të shërbimit të urgjencës, për të luftuar dizinformimin dhe keqinformimin e qëllimshëm të publikut, duke luajtur me një vdekje tragjike për lloj-lloj motivesh të dobëta politike, mediatike apo edhe thjesht jonjerëzore”,u shpreh Rama.
42-vjeçari Eglantin Proga u vra pasditen e së shtunës në Pogradec pas një konflikti të çastit.



Të tjera
Aktuale
SHBA ndryshon qasjen në Ballkan, Kosova mbetet në fokus të sigurisë dhe partneritetit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Lajme
Petrit Kllokoqi flet për sfidat në rrugën drejt majës më të lartë në botë
Afaristi Petrit Kllokoqi, ka arritur një
Aktuale
Abdixhiku me premtim para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite
Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike