Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka paralajmëruar se bizneset në Kosovë janë në prag kolapsi për shkak të çmimeve të larta të naftës dhe detyrimeve fiskale, duke kërkuar nga Qeveria uljen e akcizës dhe TVSH-së për karburantin.
Tahiri ka theksuar se çdo ditë pa veprime konkrete po i shtyn ndërmarrjet drejt mbylljes dhe rrezikon mijëra vende pune. Ai shtoi se përpjekjet e Qeverisë për të kontrolluar çmimet duke detyruar bizneset të shesin me humbje nuk janë zgjidhje.
Sipas Tahirit, përvoja e Ukrainës gjatë krizave dhe modeli i Japonisë me rezerva shtetërore tregojnë mënyrën e duhur për të vepruar në situata të tilla ekonomike.
Ai kërkoi lirimin e menjëhershëm të së paku 8 centëve nga TVSH-ja dhe heqjen e akcizës për naftën deri në stabilizimin e situatës, duke paralajmëruar se pa këtë ndërhyrje një valë mbylljesh biznesesh dhe humbjesh të vendeve të punës është e pashmangshme.
Postimi i plotë:



Të tjera
Lajme
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluks i madh në Morinë
Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit
Aktuale
Ushtria amerikane bombardon një objekt nëntokësor të Iranit
Ushtria amerikane ka deklaruar se aftësia
Lajme
Irani thotë se është sulmuar uzina bërthamore Natanz
Organizata për Energji Bërthamore e Iranit