![](https://ml7haz9oke3n.i.optimole.com/hV9KxDA-ltZzG5vl/w:863/h:493/q:auto/https://lajmi.net/wp-content/uploads/2021/08/Screenshot_5-6.png)
Kryeministri i vendit, Albin Kurti zgjodhi që më tepër se dy javë të qëndroi jashtë Kosovës.
Botapress, 5 Gusht – Edhe pse u nis për një vizitë zyrtare, Kurti vazhdoi qëndrimin e tij në Greqi për më tepër, duke zgjedhur që edhe pushimet e verës t’i kalojë atje.
Anipse Greqia ka një afërsi territoriale mjaftë të konvenueshme me Shqipërinë, ky i fundit zgjodhi që të mos bëjë pushime në shtetin e Shqipërisë por në Greqi.
Pavarësisht se Greqia madje as nuk ka njohur shtetësinë e Kosovës dhe një gjë të tillë deklaruan se s’do ta bëjnë së shpejti, Kurtit nuk i pengoi kjo gjë dhe vazhdoi pushimet e tij në hotele luksoze greke.
Madje Kurti qëndroi në Greqi në kohën kur në njërën prej komunave të Kosovës pati një gjendje të jashtëzakonshme, duke kujtuar helmimet në Deçan.
Kurti madje nuk mori mundin që të kthehet në Kosovë as në këtë kohë, kur Komuna e Deçanit përballej me situatë të jashtëzakonshme e qytetarëve u duhej ndihma shtetërore.
Por njësoj si Kurti edhe presidentja Vjosa Osmani vendosi që pushimet e saj verore të mos i kalojë në Shqipëri, aty ku zakonshëm pushimet kalojnë thuajse të gjithë qytetarët e Kosovës.
Vjosa Osmani vendosi që pushimet e kësaj vere t’i kalojë në shtetin turk.
Sipas raportimeve që mbesin të pakonkirmuara, Osmani është duke kaluar pushimet e saj familjare në një prej bregdeteve në Turqi.
Por një gjë të tillë nuk kanë dashur ta konfirmojnë bashkëpunëtorët e saj nga Zyra e Presidencës.
I kontaktuar nga lajmi.net, këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina vendosi që të mos deklarohet.
Siç duket as Kurtit e as Osmani nuk po u bëhet vonë për ngritjen e turizmit në Shqipëri dhe ofrimin e ndihmës për shtetin më të afërt të Kosovës, ani pse në një kohë nuk mjaftoheshin nga parullat patriotike për afrimin me Shqipërinë.
Kësisoj që të dy vazhduan pozicionimin e tyre në dy shtete krejtësisht të ndryshme.
Duhet përkujtuar që bukuritë që ka bregdeti shqiptar janë aq të veçanta saqë vetë banorët e Greqisë dhe Turqisë shpesh herë pushimet i kalojnë në Shqipëri.