Një aksion është duke u zhvilluar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK), institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Automjete të Policisë dhe zyrtarë policorë të pozicionuar në hyrje të agjencisë janë parë aty. Në një fotografi nga vendi i ngjarjes shihet objekti i ARBK-së, para të cilit janë të parkuara disa vetura, përfshirë edhe automjete zyrtare policore. Dy zyrtarë policorë duken të vendosur pranë hyrjes kryesore të ndërtesës, ndërsa zona përreth duket e qetë, pa prani të madhe qytetarësh.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare të këtij aksioni policor në këtë institucion.
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës ende nuk i janë përgjigjur interesimit të Gazetës Express për informacione zyrtare lidhur me këtë aksion.



Të tjera
Lajme
Këta janë emrat e propozuar nga LVV, PDK, LDK dhe AAK për anëtarë të KQZ-së
Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e
Ekskluzive Lajme
“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë
Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën
Lajme
Irani: Pse tani dhe pse kjo ndërhyrje?
Arsyetimi pas Operacionit “Roaring Lion” —