Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka reaguar lidhur me rastin e rëndë të dyshuar të keqtrajtimit të një fëmije 5-vjeçar nga Lipjani, duke e cilësuar atë si tronditës dhe thellësisht të dhimbshëm.
Në reagimin publik, Ministria thekson se asnjë fëmijë nuk duhet të përjetojë dhunë, frikë apo neglizhencë në familje, duke nënvizuar se dhuna ndaj fëmijëve është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë.
Sipas njoftimit, fëmija aktualisht ndodhet në trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po merr kujdesin e nevojshëm nga ekipet mjekësore.
Tutje thuhet se ministria ka ndërhyrë menjëherë dhe gjashtë fëmijë të tjerë kësaj familjeje janë vendosur në strehim dhe mbrojtje në një vend të sigurt.
“Nga momenti i njoftimit, institucionet përgjegjëse kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për mbrojtjen e fëmijëve. Qendra për Punë Sociale në Lipjan, në koordinim me Departamentin e Shërbimeve Sociale në Ministri, në përputhje me mandatet e tyre ligjore, kanë ndërhyrë menjëherë dhe 6 fëmijët tjerë të kësaj familjeje janë vendosur në strehim dhe në mbrojtje në një vend të sigurt”, thuhet në komunikatë.
“Gjithashtu, ka kërkuar që Inspektorati për Shërbimet Sociale dhe Familjare të fillojë me urgjencë hetimin institucional lidhur me trajtimin e këtij rasti nga Qendra për Punë Sociale në Lipjan, në mënyrë që të verifikohet nëse janë zbatuar të gjitha obligimet ligjore dhe procedurat për mbrojtjen e fëmijëve, dhe mundësive të parandalimit”, thuhet tutje në njoftim.



Të tjera
Lajme
Dhoma e Tregtisë: Zgjedhjet e reja po godasin ekonominë
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, përmes
Aktuale
Nis afati për aplikim e partive dhe dorëzimin e listave për deputetë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar
Lajme
Tragjedi në Meksikë: Së paku 11 të vdekur nga rrokullisja e autobusit
Festa e Ditës së Punëtorëve u