Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve që ta respektojnë plotësisht vendimin e Gjykata Kushtetuese e Kosovës sapo ai të merret. Ambasada nuk i ka komentuar pretendimet e zyrtarëve të Lëvizja Vetëvendosje se ambasadorët, përmes vizitave të tyre në Kushtetuese, po ndërhyjnë në këtë institucion.
“Ambasada Gjermane nuk komenton proceset aktuale të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, ne presim që të gjitha institucionet ta respektojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese sapo ai të merret”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.
Ky qëndrim i Ambasadës vjen në një moment kur zyrtarët e LVV-së kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë në favor të kërkesës së tyre që dekreti i presidentes Vjosa Osmani të shpallet kundërkushtetues.



Të tjera
Aktuale
Haga zbulon pse u kërkua kohë shtesë në rastin e Thaçit e të tjerëve
Gjykata Speciale doli me njoftim lidhur
Lajme
Konstituohet Bordi i ri i SHSKUK-së, Faik Shatri zgjidhet kryesues
Është konstituuar Bordi i ri Drejtues
Lajme
Në prag të Kurban Bajramit, haxhilerët kosovarë kryejnë ritualin e Arafatit
Haxhilerët kosovarë po kryejnë sot obligimin