Presidenti i SHBA-së Donald Trump në Truth Social ka njoftuar se ushtria amerikane kishte bombarduar ishullin Kharg të Iranit.
“Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ekzekutoi një nga sulmet më të fuqishme bombarduese në Historinë e Lindjes së Mesme dhe shkatërroi plotësisht çdo objektiv USHTARAK në perlën e Iranit, ishullin Kharg”, tha Trump, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
“Kam zgjedhur të MOS e zhduk Infrastrukturën e Naftës në Ishull. Megjithatë, nëse Irani, ose dikush tjetër, bën diçka për të ndërhyrë në Kalimin e Lirë dhe të Sigurt të Anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, do ta rishqyrtoj menjëherë këtë vendim”, vazhdoi ai.
Në përgjigje, ushtria e Iranit thotë se infrastruktura e naftës dhe energjisë që i përket firmave që punojnë me SHBA-në do të “shkatërrohet menjëherë dhe do të shndërrohet në një grumbull hiri” nëse sulmohen objektet e saj të energjisë, raportuan mediat lokale



Të tjera
Aktuale
“Në veri janë 154 policë të komunitetit serbë, rendi publik i qëndrueshëm”, thotë Veton Elshani
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për
Aktuale
Kallas pas kompromisit të Kurtit për Ligjin për të Huajt
Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas,
Lajme
Trump ‘humb’ durimin,shkarkohet Grenell
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar