Një raketë e lëshuar nga Irani është shkatërruar nga “asete” të NATO-s, sipas ministrisë së mbrojtjes të Turqisë.
“Një municion balistik i lëshuar nga Irani dhe që hyri në hapësirën ajrore turke u neutralizua nga asetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor”, thuhet në një deklaratë të ministrisë të publikuar në X.
Ministria shtoi se “të gjitha masat e nevojshme po ndërmerren me vendosmëri” ndaj kërcënimeve kundër vendit dhe hapësirës së tij ajrore.
Edhe më herët pati raketa të lëshuara nga Irani në hapësirën ajrore turke, të cilat po ashtu u neutralizuan nga NATO.



Të tjera
Lajme
Edhe 2026 vit i humbur për ekonominë e Kosovës
Bllokada politike dhe skenat e krijuara
Lajme
Publikohet çmimi i derivateve për sot, shtrenjtohet benzina
Çmimi i naftës për ditën e
Aktuale
Hasani: Votimi i VV për Presidentin puç kushtetues
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesori Enver