Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Tiranë kanë ndërmarrë kontrolle të shumta në bizneset e ushqimit, duke bllokuar sasi të konsiderueshme produktesh të rrezikshme për konsum.
Gjatë një inspektimi pranë biznesit KMY, AKU ka konfiskuar 738 kilogramë fileto dhe gjoks pule.
Sipas inspektorëve, mishi ishte i përfshirë në proces të pahijshëm ngrirjeje dhe shkrirjeje, duke qëndruar në kontakt me tokën dhe pranë ambienteve të prekura nga myku dhe ndryshku. Për shkak të këtyre kushteve, aktiviteti i biznesit KMY është pezulluar deri në përmbushjen e standardeve higjeno-sanitare.
Një tjetër aksion është zhvilluar në operatorin “Bonum”, ku inspektorët konstatuan kushtet e papërshtatshme higjeno-sanitare në baxhon ku prodhohej djathi.
Muret e lagështa dhe prezenca e mykut kanë çuar në vendosjen e masës administrative me gjobë prej 300 mijë lekësh dhe bllokimin e 329 kilogramëve djathi të bardhë dhie.
AKU njoftoi se produktet e konfiskuara nga të dy kompanitë do të asgjesohen për të parandaluar çdo rrezik për konsumatorët.
Autoriteti thekson rëndësinë e respektimit të standardeve të sigurisë ushqimore dhe paralajmëron inspektime të mëtejshme në të gjithë vendin.



Të tjera
Uncategorized
Sprawdź nasze recenzje gry Mucha Mayana w kasynach online
W artykule przyjrzymy się grze Mucha
Lajme
Emërohet kryeshefi i ri ekzekutiv i KEK-ut
Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike
Aktuale
Haziri jep detaje për takimin Abdixhiku – Osmani
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,