Grupi i dytë i qytetarëve të evakuuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka mbërritur pasditen e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, ata janë nisur në mënyrë të sigurt nga Dubai dhe kanë lënë territorin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Autoritetet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për gjithsej 150 pasagjerë, nga të cilët 11 janë shtetas të Kosovës.
Nga ky numër, 7 janë shtetas të Serbisë, 2 shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës, 2 shtetas të Shqipërisë, 1 shtetas i Gjermanisë, 1 shtetas i Armenisë dhe 1 shtetas i Malit të Zi, vijon njoftimi.
“Bazuar në një plan të përcaktuar më parë dhe në koordinim me institucionet kompetente, fluturimi u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, dhe kostot për zbatimin e tij u mbuluan plotësisht nga shteti”, thuhet tutje në njoftim.



Të tjera
Lajme
Përfshihet nga zjarri një autobus në Zvicër, vdesin gjashtë persona
Të paktën gjashtë persona kanë humbur
Aktuale
11 kosovarë evakuohen nga Dubai, mbërrijnë në Aeroportin e Shkupit
Grupi i dytë i qytetarëve të
Aktuale
SHBA shkatërron 16 anije iraniane që minonin Ngushticën e Hormuzit
Forcat amerikane kanë sulmuar 16 anije