Grupi i dytë i qytetarëve të evakuuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka mbërritur pasditen e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, ata janë nisur në mënyrë të sigurt nga Dubai dhe kanë lënë territorin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Autoritetet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për gjithsej 150 pasagjerë, nga të cilët 11 janë shtetas të Kosovës.
Nga ky numër, 7 janë shtetas të Serbisë, 2 shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës, 2 shtetas të Shqipërisë, 1 shtetas i Gjermanisë, 1 shtetas i Armenisë dhe 1 shtetas i Malit të Zi, vijon njoftimi.
“Bazuar në një plan të përcaktuar më parë dhe në koordinim me institucionet kompetente, fluturimi u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, dhe kostot për zbatimin e tij u mbuluan plotësisht nga shteti”, thuhet tutje në njoftim.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në