Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Në takim, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier kanë diskutuar zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në fushën e sigurisë si dhe angazhimin e vazhdueshëm për konsolidim të mëtutjeshëm të pozitës ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për mbarëvajtjen e procesit të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe për përkushtimin e plotë për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik dhe të suksesshëm.
Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe koordinimi i rregullt për tema të interesit nacional ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm.



Të tjera
Aktuale
Koalicion me VV-në?, Haziri: Mos pritni sepse për LDK’në është çështje e mbyllur
Deputeti dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi
Aktuale
Kusari e pranon që Kurti s’i ka votat për qeveri
Deputetja dhe shefja e Grupit Parlamentar
Aktuale
Nesër i përfundon afati- A po dështon Kurti në ‘testin’ për t’u bërë kryeministër?
Ata nuk besojnë që unë i