Agjencia për Menaxhimin e Kompekseve Memoriale të Kosovës ka shpallur tender në vlerë prej 50 mijë euro për ndërhyrje emergjente në Kompleksin Memorial “Ibrahim Rugova”, në Velani të Prishtinës. Punimet do të kryhen tek pllatoja e varrit të ish-presidentit.
Për t’u kryer punimet, është caktuar edhe një afat kohor. Punët duhet të fillojnë më 20 shtator, e të përfundojnë me 20 dhjetor, dhe përfshijnë: punët përgatitore, punët e rrethojës, punët e kubëzave, punët elektrike dhe punët e tjera sipas paramasës dhe specifikimit teknik.
Mobilizimi i ndërmarrjës për fillimin e punimeve në projekt. Në çmim të llogaritet kosto e përpilimit të planit dhe programit punues si dhe e gjithë kosto e transportit dhe vendosjes se makinave dhe stafit punues”, theksohet në dosje.
Kompanitë e interesuara për t’i kryer këto punime, kanë afat t’i dorëzojnë ofertat deri më 2 shtator në orën 14:00, kur edhe bëhet hapja e tenderëve.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
SHBA publikon marrëveshjen zyrtare me Iranin: Teksti i plotë me 14 pika
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Aktuale
KPK ua mbyll gojën monitoruesve të konkursit për Kryeprokuror të Shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka
Aktuale
Përparim Rama godet VV’në e Kurtin thotë se po përgatit padi ndaj Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,