Presidenca reagon pas akuzave të Kurtit ndaj Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Learta Hollaj nga presidenca, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani, me nxjerrjen e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, e ka zbatuar atë që Kushtetuta e kërkon, dhe se, e ka kryer një detyrim kushtetues.

Hollaj, në reagimin e saj ndaj kritikave të bëra nga kryeministri Albin Kurti, ka thënë edhe se, ‘’është turp’’ të akuzohet Osmani për ‘’verbërim pushtetit, monarki’’,  dhe se, vetë Osmani është shprehur se e mirëpret dërgimin e dekreti në Kushtetuese, përcjell Express.

Postimi:

Presidentja zbatoi atë që Kushtetuta kërkon. Pra, kreu një detyrim kushtetues e jo një dëshirë. Ajo do ta shkelte Kushtetutën sikur mos ta nxirrte një dekret të tillë.

Ta akuzosh atë për verbërim pushteti, monarki, arbitraritet e lloj-lloj fyerjesh që është turp t’i përmendim këtu, tregon se nuk keni as tolerancë minimale për njerëzit që thjesht mund të kenë interpretim ndryshe të Kushtetutës nga ai i juaji. Presidentja vetë ka thënë se e mirëpret dërgimin e këtij dekreti në Gjykatën Kushtetuese dhe se çfarëdo vendimi do ta respektojë.

Në një republikë, zelli për Kushtetutën është detyrë, jo ambicie.

Të tjera

Uncategorized

Die besten Dreamplay Casino Boni und wie Sie diese nutzen können

In diesem Artikel werden wir die

Uncategorized

Sprawdź nasze recenzje gry Mucha Mayana w kasynach online

W artykule przyjrzymy się grze Mucha

Lajme

Emërohet kryeshefi i ri ekzekutiv i KEK-ut

Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike