A i ofroi pozitë ministrore dhe çka nëse Osmani kthehet në LDK- Kurti jep përgjigje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përgjigjur në pyetjen e gazetares së T7, Blerta Zuka, për atë nëse i ka ofruar presidentes Vjosa Osmani pozitën e ministres dhe nëse i frikësohet fuqisë politike të Vjosa Osmanit nëse ajo kthehet në LDK apo ndonjë parti tjetër

Kurti ka thënë se me Osmanin ka pasur shumë takime e diskutime, por që i duhet të ruaj konfidencialitetin e tyre.

Kreu i LVV-së ka thënë se s’është koha për diskutime publike politike me Osmanin dhe nëse ajo një ditë kthehet në politikë është çështje tjetër.

“ Ne jemi takuar me presidenten qindra herë në këto më shumë se pesë vite në situata të ndryshme. Kemi pasur diskutime të panumërta. E ruajmë transparencën ë proceseve, por na duhet ta ruajmë edhe konfidencailitetin e bisedave. Ajo është kryetare e shtetit ku unë jam kryeministër. S’është koha që të bëjë diskutime publike politike me presidenten e vendit. Nëse një ditë, siç është paralajmëruar mund të kthehet në politikë, ajo është situatë tjetër”, ka deklaruar Kurti.

Të tjera

Uncategorized

Bono Sin Depósito De Wcasino — Europa del Sur Casimpo casino

Popular títulos dejar entrar xx promocionar

Uncategorized

Spinch Casino — Europese Unie Magius casino

A játékkaszinó tervezet kifúj a vízből

Uncategorized

Załóż Konto W Kilka Sekund – polskie terytorium casino pistolo

darmowy bonus powitalny w kasynie online