Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, tashmë edhe kandidat i Vetëvendosjes për president është deklaruar lidhur me këtë çështje.
Konjufca, ka bërë një huqje në deklarimin e tij pasi që ka thënë se e voton dikë që e propozojnë partitë opozitare, përfshirë edhe presidenten Vjosa Osmanin, kjo pasi që ai është pjesë e kabinetit qeveritar dhe s’mund të marrë pjesë në votim.
“Po nga dy herë i ka takuar Kurti i ka takuar liderët dhe natyrisht ia ka kërkuar mbështetjen. Nëse s’e kemi mbështetjen e tyre, ata duhet të dalin me emrat e tyre. Unë nuk e përjashtoj. Ka shumë njerëz më të mirë se unë. Ka shumë njerëz më të përgatitur se unë. Le ta propozojnë ata njërën. Po, pra Vjosa Osmanin ose këdo që dëshirojnë. Edhe unë vetë kom me votu, po ata nuk po duan me propozu. Nëse opozita nuk e thotë asnjë emër, qoftë edhe një neutral le ta gjejnë, atëherë kjo është përcaktim i qartë për të shkuar në zgjedhje. Nga ana e opozitës, jo nga ana jonë”’’, ka thënë ai ndër tjerash për media.



Të tjera
Lajme
Ilir Deda paralajmëron se pakënaqësitë në LDK mund të shtrihen edhe në degë të tjera
Analisti politik Ilir Deda ka paralajmëruar
Aktuale
Kjo është kosovarja që humbi jetën në aksidentin në Francë
Një aksident i rëndë trafiku, i
Lajme
Mbledhja e qeverisë në detyrë, këto janë 14 pikat e rendit të ditës
Qeveria në detyrë do të mblidhet