Kjo për shkak të negociatave që po zhvillohen me Listën Guxo, por edhe për shkak të mënyrës se si Vetëvendosje zgjedh kandidatët për kryetar të komunave.
Në anën tjetër, janë dy subjekte që kanë zyrtarizuar më së shumti deri më tash kandidat për kryetar të komunave.
Është Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me nga 18 kandidatë.
Ish kryeministri Avdullah Hoti ka postuar një fotografi ku shihen 18 pretendentët e deritashëm të LDK-së për kryetar të komunave.
Në anën tjetër, zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka ka konfirmuar për “Indeksonline”, së përveç 18 kandidatëve të zyrtarizuar, janë edhe dy emra tjerë të cilët i kanë miratuar degët, por që do të zyrtarizohen javën e ardhshme nga ana e qendrës.
Subjekti më i madh opozitar në vend, PDK deri më tash ka nominuar 15 kandidatë. Këtë për “Indeksonline”, e ka konfirmuar zyrtari i këtij subjekti, Betim Gjoshi.
Në anën tjetër, anëtari i kryesisë së Nisma Socialdemokrate, Çerkin Dukolli ka thënë se partia të cilës ai i takon, deri tash ka zyrtarizuar 7 kandidatë dhe se ditëve në vijim do t’i zyrtarizojnë edhe kandidatët tjerë.
PSD e Dardan Molliqajt ka marrë vendim që t’i bojkotoj zgjedhjet lokale të 17 tetorit./Botapress/