Shqiptarët sot po protestojnë në Bujanoc.
Me kërkesat për identitet e dinjitet, ata kanë bartuar pankarta në duar duke kërkuar libra shqip dhe të drejta që iu takojnë.
Organizatorët e kësaj proteste njoftojnë se protesta gjithëpopullorë do të mbahet për shkak të diskriminimit të shqiptarëve nga ana e shtetit të Serbisë.
“Të protestojmë, për identitet e dinjitet!. Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të përditshme në realizimin e të drejtave të tyre elementare. Në pamundësi për të marr atë që na takon e duke u trajtuar si qytetarë të dorës së dytë, është koha të ngrisim zërin tonë”, tha ai.
Sipas tij, për marrëveshjet e mbetura në letër e obligimet që asnjëherë nuk i krytën.
“Për pasivizimin selektiv të adresave. Për mungesën e teksteve në gjuhën shqipe. Për dyert e mbyllura të institucioneve shtetërore. Për mundësitë e mohuara. Për shanset e humbura. Shqiptarët, si popull e si komb, meritojnë trajtim të barabart e mundësi reale. Heshtja nënkupton pajtim. Të dalim e të protestojmë. Të tregojmë se jemi të paknaqur. Të shpërfillur. Të diskriminuar e të shtypur. Të ngrisim zërin bashkë. Për dinjitet e për identitet. Këshilli organizativ i protestës “Për Identitet dhe Dinjitet”, shkroi ai në “Facebook”.






Të tjera
Lajme
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar
Aktuale
Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars
Në seancën e sotme, me 99
Aktuale
1 votë kundër rezolutës në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së ishte e deputetit të VV-së Fatos Geci
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën