Ambasada e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, thotë se “do të jetë e mbyllur deri në njoftimin e ardhshëm”.
“Të gjitha terminet e rregullta dhe ato urgjente konsullore janë anuluar” – thuhet në njoftim, ku shtohet se do të jepet një përditësim kur ambasada të rihapet, raporton televizioni BBC.
Bejruti dhe disa pjesë të Libanit jugor janë goditur nga sulmet izraelite ditëve të fundit. Izraeli thotë se ato janë kundërpërgjigje ndaj sulmeve nga Hezbollahu, grup me bazë në Liban që mbështetet nga Irani.
Ky njoftim vjen pas mbylljes së një ambasade tjetër amerikane, asaj në Kuvajt, si dhe misionit diplomatik në Riad të Arabisë Saudite, pas goditjes me dron.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu e evakuuan ambasadën në Jordani të hënën, pasi disa shpërthime u dëgjuan afër saj.
Ambasada amerikane në Muscat të Omanit kishte shpallur një urdhër për “strehim në vend”, por kjo masë tashmë është hequr pjesërisht.



Të tjera
Aktuale
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane
Tensionet në Lindjen e Mesme janë
Aktuale
Për herë të parë bëhen publike letrat që Haradinaj ua dërgoi Hamzës e Abdixhikut, çka kërkoi ai dhe si u përgjigjën liderët opozitarë
Ramush Haradinaj, për herë të parë
Aktuale
Shtesat për lehonat nuk dalin me rritjen e premtuar nga Qeveria
Gratë lehona nuk i kanë marrë