I riu nga Istogu, Dolind Bujupaj, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti që pësoi dhjetë ditë më parë.
Ai ishte goditur nga një veturë para dhjetë ditësh. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha.
“I tronditur nga vdekja e hershme e nipit tim Dolindit, ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre qe e njohën”, shkroi Berisha në Facebook./Botapress/